Toponimet, Athina premton bashkëpunim për zgjidhje serioze

Toponimet, Athina premton bashkëpunim për zgjidhje seriozeAmbasadori shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm grek, Evangelos Venizelos.

Ambasadori shqiptar tha për News24 se takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt, në frymë bashkëpunuese dhe konstruktive.

Dervishi pohoi se gjatë këtij takimi u diskutuan cështje me rëndësi dy palëshe. Sipas tij, kryediplomati grek ka theksuar se problemet e krijuara artificialisht duhet të zgjidhen duke shtuar kontaktet.

Lidhur me problemet e shkaktuara nga shkrimi i toponimeve greke në pasaportat e fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi, Venizelos ka premtuar që stafi i tij do të hyjë në kontakt të menjëhershëm me autoritetet e Ministrisë së Jashtme për ta zgjidhur këtë cështje, e cila sipas ambasadorit tonë në Greqi, fatkeqësisht po penalizon fëmijët. Ambasadori shqiptar Dervishi i ka ofruar ministrit grek angazhim të plotë për zgjidhjen e problemit si në afat të shkurtër ashtu edhe në mënyrë përfundimtare.

Lezha, Kolegji Zgjedhor pranon pjesërisht kërkesën e PD, rinumërimi në 15:00

 

Lezha, Kolegji Zgjedhor pranon pjesërisht kërkesën e PD, rinumërimi në 15:00TIRANE- -Kolegji Zgjedhor vendosi mesditën e sotme të pranojë pjesërisht kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për rivlerësim dhe rinumërim total të votave të qarkut Lezhë.Kolegji vendosi të rinumërojë votat e 10 qendrave të votimit të ZAZ-së nr. 13, nga 258 që ka i gjithë qarku. Procesi i rinumërimit për këto QV pritet të nisë rreth ores 15:00 në selinë e Gjykatës së Apelit, ku funksionon trupa e Kolegjit Zgjedhor.

Ndërkohë po sot, Kolegji Zgjedhor ka vendosur pushimin e çështjes për sa i përket padisë së PS-së, e cila kërkonte rivotim në qarkun Lezhë. PS nuk u përfaqësua në seancë, ndërsa i paraqiti trupës së Kolegjit një shkresë ku deklaronte tërheqjen nga ankimimi për rivotim.

Berisha ironizon: Kabineti i ri flet vetë. Në vend të Bodes ulet Cimi

Berisha ironizon: Kabineti i ri flet vetë. Në vend të Bodes ulet Cimi

Sali Berisha

TIRANË-Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha ironizoi përbërjen e kabinetit të ri qeveritar që u prezantua sot nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama.

Teksa Rama bënte prezantimin gjatë një konference për mediat, Berisha foli nga mbledhja e qeverisë.

“Në vendin tënd ulet famozi Ilir Beqja. Beqja, për të çuar përpara mashtrimet antiglobaliste”- i eshte drejtuar Berisha ministrit aktual të Shëndetësisë, Halim Kosova.

“Nuk më takon mua të komentoj kabinetin e ri, ai flet vetë”- ka thene Berisha, duke shtuar se ‘në vend të Bodes ulet Cimi’. Duke pasur parasysh ketu, Shkëlqim Canin.

Berisha ka përgëzuar vetëm praninë e pjesëmarrjes së grave në qeverisje.
“Të themi atë që është, asgjë të re nga fronti i 1 prillit. Prania e zonjave në qeveri, hap pozitiv. Të tjerat, shif e shkruaj”.

 

 

Berisha ka përgëzuar vetëm praninë e pjesëmarrjes së grave në qeverisje.
“Të themi atë që është, asgjë të re nga fronti i 1 prillit. Prania e zonjave në qeveri, hap pozitiv. Të tjerat, shif e shkruaj”.

Qeveria e re, ja emrat e 19 ministrave. Rama kryeminister, 5 poste i merr LSI

Qeveria e re, ja emrat e 19 ministrave. Rama kryeminister, 5 poste i merr LSI

Edi Rama

TIRANE- Ashtu sic njoftoi qe paraditen e sotme e perditshmja “Gazeta Shqiptare”, kryeministri i zgjedhur Edi Rama shpalli sot emrat e kabinetit qeverisës që do punojnë bashkë me të për të qeverisur vendin në mandatin 4-vjecar. Risitë e kësaj qeverie, sipas Ramës është perberja e kabinetit me gra dhe 90% emra të rinj, të padëgjuar më parë në qeveri, si dhe një përfaqësim nga shoqëria civile.
Kështu 5 poste ministrash i ka marrë LSI, një post ministri i përket Shoqërisë Sivile dhe pjesa tjetër janë pjesë e PS-së, shumica deputetë të rinj në moshë dhe në poste ministrore.

Jashte marrjes se posteve ministrore kane mbetur PBDNJ, partia e avokat Ngjeles, e Mark Frrokut qe ka nje mandat deputeti ne Shkoder, aleate me PS. Perfshirja apo mosperfshirja e aleateve ne poste ministrore e pati nje shpjegim sot nga Rama ne daljen e nje konference per shtyp ku shpalli me emra perberjen e qeverise se re.

Powered by WordPress and WordPress Themes, thanks to Live Jasmin